A mund të kthej një artikull?
Nëse një artikull i cili keni porosit është i dëmtuar ose nuk është masa e duhur mund ta riktheni dhe në këmbim ne do t’ju nisim një produkt të padëmtuar ose masën që dëshironi. Gjithashtu kostot e kthimit të produktit dhe të dërgimit të produktit të ri paguhen nga Dominer.
Për të filluar një shkëmbim produkti, ju keni një afat 5-ditor nga data e dorëzimit. Ju mund të regjistroni kthimin tuaj duke kontaktuar Shërbimin tonë të Klientit përmes emailit ose numrit tonë whatsapp, te dyja të shfaqura në website.
Ju lutem sigurohuni që të gjithë artikujt që kthehen janë në gjendjen e tyre origjinale, të papërdorura, me të gjitha etiketat të paprekura. Artikujt nuk duhet të jenë larë ose veshur; mospërputhja me këto kushte mund të rezultojë në refuzimin e kërkesës suaj. Nëse këto kritere nuk plotësohen, atehere do t’ju rinisim produktin e derguar mbrapsht dhe nuk do te pranojme më procedure ndërrimi per atë produkt specifik.
A ofroni nderrime për të gjithë artikujt e shitur?
Ne ofrojmë ndërrime për shumicën e artikujve. Ne nuk mund të ofrojmë ndërrime për artikujt e personalizuar, rroba banjo, të brëndshme, përveç nëse ka një arsye të mirë për ta bërë këtë (të gabuara ose të dëmtuara). Në këtë rast ju mund të kontaktoni KUJDESIN tonë për KLIENTET. Kostot e kthimit të produktit dhe të dërgimit të produktit të ri paguhen nga Dominer.
Si mund të filloj ndërrimin tim?
Për të filluar një ndërrim, ju mund të kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes për klientët duke klikuar butonin “KUJDESI PËR KLIENTËT” poshtë menusë “Shërbimet e klientit” ose duke dërguar një email në customercare@thedominer.com. Ju lutemi sigurohuni që të na tregoni arsyen e kthimit si dhe detajet e blerjes që ju janë dërguar nga ne në emailin tuaj gjatë blerjes së produktit.
A mund ta anuloj ose modifikoj porosinë time?
Nëse keni nevojë të anuloni ose modifikoni porosinë tuaj (madhësia ose ngjyra), ju lutemi na kontaktoni në support@thedominer.com sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbushur kërkesën tuaj, por nuk mund të garantojmë se porosia juaj mund të rregullohet nese produkti nuk ndodhet me tek ne por eshte duke u transportuar per tek ju.